Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një shtetase e Argjentinës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, për këtë vrasje është në arrestuar një shtetas zviceran.
“ Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë.