Vrasjet politike kanë adresë,po bëhet luftë speciale – ish eksponent të Shtabit të UÇK-së dhe SHIK-së!
Vrasjet politike ende të pa ndriçuara ku dorasit dhe nxitësit e tyre ende shetisin të lirë dhe të pa u ndëshkuar, ne demokratet e djathtë nuk do heshtim e as nuk do i harrojmë deri sa të zbardhen të gjitha vrasjet e porositura,e kemi obligim human e qytetar dhe si Shtet të veprojmë derisa drejtësia të vihet në vend.
Aq të thella janë rrenjet e krimit dhe kapja e Shtetit saqë jo vetem organet ligjëvenese të Shtetit e as misionet nderkombëtare nuk arriten që vrasesit dhe nxitësit e vrasjeve politike të marrin denimin e merituar.
Deklarata publike e njërit nga ish komandantet e Koshares z. Hisen Berisha se SHIK kishte bashkëpunim me presidentin historik dr. Rugova, simbas meje është jo bindese dhe për mendimin tim me nji strategji për ta hudhë në nji rrafsh tjeter, ai burrë që kisha respekt dhe konsiderat për kontributin e tij në luften e Koshares me daljen e tij në PDK-se nuk është më vetëvetja dhe i bëjë lutje publike që mos të sharroi na thellë sepse aty llumi është i thellë.
E di shumë mirë edhe Hisen Berisha dhe cilido veprimtar politik, ish eprorë e ushtarë i UÇK-se i rreshtuar në vijen institucionale se është e dëshmuar roli i SHIK dhe ish Shtabit të UÇK-se, sepse kanë pase nje plan dhe strategji propagandistike përmes „Zerit të Kosoves“, „ Epokes se Re“, dhe mediave për të nxitur urrejtje, përqarje, etiketim, shpifje duke e nxitur popullin në rrethana lufte të nji ndarje në tradhëtar dhe çlirimtar gati deri në vëlla-vrasje, e që kishin qëllime meskine për marrjen e autoritetit në masa dhe marrje pushteti. Poashtu i kujtoi z. Berisha se SHIK-së u formua gjatë marsit të 1999 nga ish eksponent e drejtues të Shtabit të UÇK-se që drejtohej nga Azem Syla,Xhavit Haliti,Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi…. dhe zyrtarisht u mbylle në qershor 2008 kur moren pushtetin dhe arriten të kapin shtetin në çdo aspekte dhe deri më sot asnji hetim apo raportim parlamentar për ketë organizat shumë të diskutueshme kriminale dhe shumë të dyshimtë në veprimetarin e saj.
Vrasjet Politike janë njolla më e zeze dhe më e turpshme e periudhes 1998-2005, sepse u tieturuan, kindapuan,plagosen e vrane figura e personalitet të LDK-së si Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Arben Seidiu,Haki Imeri, Ilir Konushevci, Behjadin Allaqi, kom. „Kunanova“… etj.. ish eproret Min.Mbrojtje kol. Ahmet Krasniqi,Ekrem Rexha kom.“Drini“, kol. Tahir Zemaj, Mirush Dakaj, ….etj,u vranë gazetaret që paten guximin të shkruajn Bardhyl Ajeti, Shaban Popova, Bekim Kastrati… atentat kunder presidentit historik dr. I. Rugova(2005) dy herë,deputetit Fetah Rudit-tani në karrocë invalidore(15.12.2000), Sabri Hamiti, Gani Geci e shumë të tjere.
Raportet konfidenciale dhe dokumentet e klasifikuara të shërbimeve inteligjente të NATO-se, KFOR-it, BND, …tregojnë që truri dhe skenari i këtyre veprimeve anti kombëtare monstruoze e vëlla vrasese ishin ish eksponent të Shtabit puçist të UÇK-se e PDK-se, dhe për këtë kerkojmë hetim nderkombëtar që përmes GJND -së së votuar nga Parlamenti ynë për krimet dhe gjenocidin Serbë të kryer ndaj popullit tonë dhe zbulimin e vrasjeve politike të kryera gjatë dhe pas luftes!
Me respekt,
Osman Ferizi, 16.05.2021.