Wednesday, October 23, 2024
HomeLajmeKosovaVrasja në Pejë, policia arreston një person

Vrasja në Pejë, policia arreston një person

Një person është arrestuar deri më tani për vrasjen e dyfishtë në Pejë, ku mbeti edhe një person i plagosur.

 

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se autoritetet janë të përkushtuara që me të gjitha kapacitetet ta zbardhin rastin.

“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës do të ketë të gjitha resurset për të zbardhur rastin dhe të ofrojë siguri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments