Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeVrasja në Klinë, kryhen bastisje dhe lëshohet autorizim që në të gjitha...

Vrasja në Klinë, kryhen bastisje dhe lëshohet autorizim që në të gjitha pikat kufitare të bëhet ndalimi i Tush Frrokut

Qytetari Anton Prela u privua nga jeta pasditën e së hënës në një lokal në Klinë, teksa i dyshuari Tush Frroku ndodhet në kërkim dhe për arrestimin e tij policia apelon qytetarët të japin informata nëse kanë njohuri për vendodhjen e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në orët e vona të së hënës tha  se po punohet në mënyrë intensive për kapjen e të dyshuarit.

Gjithashtu tha se janë kryer bastisje me qëllim arrestimin e tij si dhe prokurori i shtetit ka lëshuar autorizime që në të gjitha pikat kufitare të behet ndalimi i tij.

“Prokurori i shtetit në koodrinim me Policinë e Kosovës, janë duke punuar në mënyrë intenzive në teren për kapen  e autorit të vrasjes në Klinë. Aktualisht janë duke u kryer disa bastisje nga Policia e Kosovës për arrestimin e të dyshuarit Tush Frroku. Prokurori i shtetit ka lëshuar autorizime që në të gjitha pikat kufitare të bëhet ndalimi i tij. Po ashtu, bëjmë apel të gjithë qytetarët të cilën kanë informata për vendodhjen e tij të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës për arretimin e tij”, tha Nikçi.

Më pas u njoftua edhe për vdekjen e Anton Prelës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Vdekja e tij u konfirmua nga mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Gazeta Express publikoi pamje nga vendi i ngjarjes, teksa i dyshuari po ikte me armë në dorë pas tragjedisë.

Policia deklaroi se dyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes i njëjti nёn kёrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturën dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit.

Por më pas vetura është gjetur e braktisur në fshatin Kosh të Istogut.

“Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor”, tha policia.

Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetё i viktimёs është dërguar në Institutin e Mjekёsisё Ligjore nё Prishtinё pёr obduksion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka publikuar foton dhe të dhënat e të dyshuarit me qëllim arrestimin e tij duke lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët:

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments