Drejtori në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, Gani Jashinca, për IndeksOnline, tregoi se i plagosuri është liruar dje.
Ai bëri të ditur se i njëjti ka gjendjen shëndetësore stabile dhe është shoqëruar në mëngjesin e djeshëm në stacionin policor.
“Ai dje në ora 10:00 është shoqëruar për në Polici, kanë qenë e kanë marrë. Gjendja shëndetësore e tij ka qenë stabile, jashtë rrezikut për jetë.
Plumbi ka qenë tejshpues, ka pasur plagë në kofshë vetëm në inde të buta, se ka prekur ashtin. E kemi pranuar shkaku i lëndimeve”, tha ai.
Kurse, sipas prokurorisë, viktima E. R., është vrarë me armë zjarri ndërsa gjatë ditës djeshme është ndaluar edhe personi i pestë i dyshuar për vrasjen e mbrëmshme.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe i dyshuari i pestë me inicialet R.I., për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndaj të dyshuarit rëndon vepra penale sipas prokurorisë, për vrasje të rëndë.
Në njoftimin e Prokurorisë në Gjilan, i dyshuari i arrestuar ka qenë në arrati.Përveç E. R., të arrestuar janë deri më tani edhe V. H., B. K., A. S. dhe E. N., pasi që të njëjti dyshohen se kanë qenë të përfshirë në incidentin e së hënës.