Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVrasja e vitit 2016 në Suharekë, i akuzuari thotë se burrin e...

Vrasja e vitit 2016 në Suharekë, i akuzuari thotë se burrin e mbytën gruaja me fëmijët

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, i akuzuari Murat Ademi ka bërë përshkrimin se si kishte ndodhur vrasja e tanimë të ndjerit Abedin Bytyqi, që kishte ndodhur në tetor të vitit 2016, me të cilën janë ngarkuar Murat Ademi, Resmije Bytyqi, Fadil Fetiu dhe Reshat Ademi.

Lidhur me mbrojtjen e tij Murat Ademi deklaroi se 1 muaj e 7 ditë para vrasjes ka qënë në plan vrasja e të ndjerit Abedin Bytyçin dhe se atë personalisht e ka mbyt gruaja e tij Resmije Bytyqi bashkë me fëmijët e saj dhe ndihmën e prindërve të vet.

Murat Ademi deklaroi se fillimisht Resmija ka kërkuar ndihmë pasi që kishte pasur probleme me burrin e vet e cila i kishte shpjeguar për rrethanat dhe problemet që kishte me Abedinin duke përfshirë dhunë fizike dhe psiqike, maltretime etj, si dhe gjoja se Abedini ka përdhunuar motrën e Resmijes.

Pas kësaj, Murat Ademi deklaroi se e kishte njoftuar me një shok të tij të quajtur Fadil Fetiu për të mbytur Abedinin, dhe pasi që ia kishte treguar Fadilit ngjarjen, i njëjti kishte pranuar ofertën e Resmijes për të mbytur Abedinin.

Pas një dite, Fadil Fetiu kishte kërkuar armën që t’ia sigurojë Resmija, e që ajo i kishte dhënë 2000 euro për ta blerë një armë, dhe se atë armë Murat Ademi e kishte blerë në të zezë dhe ia kishte dorëzuar Fadil Fetiut së bashku edhe me 800 euro.

Murat Ademi tutje deklaroi se Fadil Fetiu kishte përcjellur 1 muaj e 7 ditë të ndjerin Abedin e që një ditë pasi ishin takuar te kafiteria “Bunari”, Fadili i kishte thënë që ta bind Resmijen që Abedinin ta sjellë te rruga Suharekë- Rahovec në një fshat e që fillmisht Resmija kishte pranuar, por ditën e nesërme kishte ndryshuar mendje, e që Fadili kishte vazhduar me përcjellje të Abedinit deri sa kishte ra në kontakt me të ku i kishte propozuar gjoja se kërkon punë si mjeshtër rryme dhe se duhet patjetër që vij te shtëpia e Fadil Fetiut në fshatin Peçan.

“E që pas dita ditësh pasi s’ka mundur të shkoj Abedini, një ditë bie në kurth dhe shkon për të punuar te shtëpia e Fadil Fetiut ku edhe kishte ndodhur vrasja“, ka deklaruar ai. Murat Ademi deklaroi se ka dorë në kryerjen e kësaj vrasje, por se ka qënë kurir i dikujt tjetër, pra sipas tij, i Fadil Fetiut dhe Resmije Bytyqit dhe se më herët ka dhënë deklarata të rrejshme.

Tutje tha se gjersa ishte i arrestuar, Fadil Fetiu ka qënë në liri dhe ka bërë lojërat e tija me policët hetues kinse që ka pasur rrëmbim në shtëpinë e tij.

Murat Ademi tha se Resmije Bytyqi i kishte premtuar një shpërblim prej 10.000 eurosh për vrasjen e Abedinit  e nëse kryhet puna me qetësi dhe mirë, pas 2-3 muajve të ia jap edhe 25.000 apo 30000 euro, por të hollat sipas tij, nuk i ka marrë  Fadil Fetiu.

Murat Ademi duke shpjeguar lidhur me se si ka vdekur i ndjeri Abedin Bytyqi, tha se ai kishte vdekur në mungesë të frymëmarrjes. “I ka pasur duart dhe këmbët e lidhura  e pastaj edhe goja i është lidhur nga ana e mbrapme pasi që Abedini ishte i shtrirë dhe se me izolir i kishte të mbyluar hundën dhe gojën. Fadil Fetiu nuk e ka parë që i ndjeri Abedini ka pasur hundën e mbyllur e që kështu në mungesë frymëmarrje i ndjeri kishte vdekur. Pas disa minutash, ai Murati dhe Resmija kishin mbërritur në shtëpinë e Fadil Fetiut dhe kishin parë se Fadili ishte në panik pasi që plani i tij skishte qënë që të ndodhte vrasja në shtëpinë e tij. Pas gjys ore, kishin bërë plan që ta ndihmojë Fadil Fetiun që ta largojnë kufomën nga shtëpia e Fadilit ku e kishin quar në vendin ku është gjetur kufoma me pikap të Murat Ademit tha se ndihet fajtor pse e kishte ndihmuar Fadilin atë ditë kritike”, ka deklaruar ai,

Murat Ademi tha se Resmijae ka tradhtuar burrin e vet, ku edhe Abedini kishte zbuluar për tradhtinë, pas kësaj kanë pasur shumë debate, por që Abedini e kishte fshehur tek familja e vet dhe sipas tij, ky ka qënë motivi i vrasjes.

Pasi që ka përfunduar orari i punës, seanca e sotme është ndërperë dhe do të vazhdojë nesër.

Prokuroria Themelore në Prizren i akuzon Murat dhe Reshat Ademin se më 6 tetor 2016, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore, të ndjerin Abedin Bytyqi, kurse Resmije Bytyqin e akuzon për shtytje në kryerjen e vrasjes.

Fadil Fetiu fillimisht akuzohej për moslajmërim të veprës penale, mirëpo, më 7 maj 2019, ishte ndryshuar aktakuza ndaj Fetiut, ashtu që të njëjtin prokuroria e ka ngarkuar me veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Sipas aktakuzës, vëllezërit Ademi, janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën Resmije Bytyqi, të cilën e kanë vajzë të axhës dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj, viktima, po e keqtrajtonte atë, duke e rrahur.

Më pas, sipas organit të akuzës, ajo u kishte kërkuar atyre që ta vrasin burrin e saj, duke u thënë se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë.

Në dispozitivin e aktakuzës thuhet se i akuzuari Murat Ademi, i shtyrë nga e akuzuara Bytyqi, ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Fadil Fetiu, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Murat Ademi e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur, ku e priste i akuzuari tjetër Reshat Ademi dhe më pas të dytë e kanë goditur atë me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë zjarrin dhe më pas e kanë groposur./BetimiperDrejtesi

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments