Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaVrasja e Lulzim Fejzullahut, edhe në rigjykim dy të miturit dënohen me...

Vrasja e Lulzim Fejzullahut, edhe në rigjykim dy të miturit dënohen me 19 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim të rastit të vrasjes së Lulzim Fejzullahu, i ka dënuar dy të miturit me 19 vjet burgim.

Ndaj të miturit të parë është shqiptuar dënimi me 10 vjet burgim kurse ndaj të miturit të dytë 9 vjet burgim.

Dy të dyshuarit u dënuan fillimisht në muajin maj me 19 vjet burgim, por që më pas Gjykata e Apelit më  e kishte kthyer rastin në rigjykim.Ndryshe, rasti tragjik ka ndodhur në muajin janar në Podujevë, ku viktima ishte goditur me shkop druri nga dy të dyshuarit dhe për pasojë mori lëndime të rënda trupore – që nuk arriti t’i përballojë pas disa ditësh trajtim në QKUK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments