Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaVrasja e dyfishtë në Klinë, Prokuroria zbardhë detaje të reja për rastin...

Vrasja e dyfishtë në Klinë, Prokuroria zbardhë detaje të reja për rastin tragjik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Klinë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta,

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçit, lidhur me rastin do të intervistohen edhe shumë persona të tjerë, të cilët mund të kenë njohuri rreth rastit tragjik.

“Nga të shtënat me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe për fat të mirë njësitet policore në Klinë kanë lokalizuar personin e dyshuar, dhe më pas e kanë arrestuar”, tha Nikçi në Klan Kosova.

“Për ta trajtuar këtë çështje me prioritet, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të gjitha njësitet relevante policore, të udhëhequra nga dy prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, të cilat na vendin e ngjarjes kanë sekuestruar prova, të cilat do të shërbejnë në procedurë penal”.

“Mbrëmë personi i dyshuar është intervistuar nga prokurori i shtetit dhe hetuesit policor, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Po ashtu prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, dhe për shkaqe konfidenciale do të intervistohet edhe shumë persona të tjerë, të cilët mund të kenë njohuri lidhur me këtë rast që pruri në këtë rast tragjik”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments