Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeVrasja e biznesmenit të njohur në Shëngjin, dalin pamje të reja ku...

Vrasja e biznesmenit të njohur në Shëngjin, dalin pamje të reja ku dyshohet se autori është larguar me automjet

Një video e re ka dalën në media ku duket momenti kur autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin pak ditë më parë largohet nga Lezha me një automjet tip Defender me targa angleze.

Dyshohet se pasi është larguar në distancë autori ka futur motorin në automjet dhe me pas është larguar, raporton Euronews Albania.

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Ai ka qenë kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD) në Lezhë dhe kandidat për anëtar të këshillit bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Ishte pronar baresh dhe hotelesh dhe zotëronte një nga resortet shumë të njohur te Rana e Hedhun.

Nikulaj kishte precedentë të mëparshëm kriminalë; në 2003 ishte dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me gjobë në 2006 për kontrabandë. Në vitin 2003 e ndërroi mbiemrin në 2003 nga Marku në Nikulaj.

Një nga pistat ku po heton prokuroria lidhur me vrasjen e tij është aktiviteti politik. Por nëse i referohemi të shkuarës së tij një pistë e mundshme është hakmarrja. Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllain dhe pas kësaj janë vrarë 2 persona nga fisi Palaj. Prej rreth 2-3 muaj ai lëvizte me automjet të blinduar. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments