Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeVrasja e biznesmenit, dy vëllezërit e arrestuar nuk tregojnë se përse e...

Vrasja e biznesmenit, dy vëllezërit e arrestuar nuk tregojnë se përse e vranë mikun e tyre

Mes shumë alibive që nisin nga prishja e pazareve të drogës, borxheve të vjetra, porosive të pambaruara dhe motiveve të dobëta, të mërkurën prokuroria do kërkojë burg jo vetëm për Ferdinant apo Fredi Rrushin ndaj të cilit është një fuqi një masë sigurie për efekte të ekstradimit , por për të vëllain Pajtim Rrushin.

 

Ky i fundit nuk ka treguar ende se ku u zhduk mjeti Passat , me të cilin udhëtoi çastet e fundit të jetës Ruzhdi Hoxha, një biznesmen që doli nga shtepia me kërkesë të miqve dhe mbas 17 ditësh u gjet i vrarë në Qafë Mollë.

Njeriu që ngiste automjetin dyshohet se është Fredi Rrushi, që viktima e kishte përshkruar si një nga miqtë e tij , por që sipas dëshmive të atyre që festuan ditën e 20 tetorit ishte po ashtu njeriu i fundit me të cilët të dy mbetën vetëm për vetëm.

Policia dhe prokuroria ka kamerat e sigurisë dhe dëshmitë që vërtetojnë udhëtimin e fundit deri në afërsi të një reparti dhe që vënë pikëpyetje mbi versionin e Ferdinant Rrushit i cili tregon se e la në afërsi të një stacioni pranë zonës së Treshit.

Por prokuroria nuk ka ende një pistë të qartë se përse u rrëmbye Ruzhdi Hoxha.

Ruzhdi Hoxha u gjet i pajetë gjatë fundjavës mbas shumë kërkimesh intensive të policisë, teksa Ferdinant Rrushi përfundoi në pranga ende pa u zbuluar kufoma e të vrarit, mbasi u konstatua se ai kërkohej për çështje droge në Itali, kurse dy të prangosur të tjerë e implikuan atë edhe në kultivimin e një parcele me drogë në malin e Dajtit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments