Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaVrasja e 50-vjeçarit, Lirim Jakupi thotë se mbrëmë ishte në Prishtinë

Vrasja e 50-vjeçarit, Lirim Jakupi thotë se mbrëmë ishte në Prishtinë

Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona të dielën mbrëma në qytetin e Gjilanit.

Lirim Jakupi, që u përmend mbrëmë si njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 50 vjeçarit në Gjilan, thotë se të dielën mbrëma ka qenë në Prishtinë.

“Turp për shpifësit që më atakojnë si shumë herë tjera. Unë kam qenë në Prishtinë me familje, sot kthena dhe shkoj drejt në polici”, ka thënë ai.

Mes tjerash ai thotë se uron që sa më shpejt të zbardhet  e vërteta e këtij rasti.

“Unë i besoj drejtësisë dhe shpresoj që shumë shpejt të zbardhet ky rast. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka thënë ai për lajmi.net.

Kujtojmë,  se personi me inicialet B.K mbeti i vrarë sot në qendër të Gjilanit. Shkak për vrasjen e tij po dyshohet se është çështja pronësore, mirëpo ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

Policia sot ka njoftuar se lidhur me vrasjen ka arrestuar tre persona.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments