
Kjo është makina me të cilën Habib Rexha dyshohet se u arratis pasi vrau me plumb në kokë Arian Gosën ditën e djeshme në Kavajë.

Sakaq shihet se në foton e publikuar pak para se të kryente vrasjen, autori nuk e ka njërën dorën, konkretisht dorën e djathtë. Ky detaj e ka ndihmuar grupin hetimor edhe në identifikimin e tij.

Pasi e vrau me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë, autori ka arritur që të largohet në këmbë, ndërsa policia ka publikuar edhe foton e tij dhe kërkon nga qytetarët informacione që mund të çojnë në gjurmët e tij. Policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këto që jep informacion për kapjen e tij.
Dyshimet e policisë janë se motivi i krimit është hakmarrja, pasi 31 vjeçari Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë.