Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeVoton Memli Krasniqi, kërkon nga qytetarët që të dalin masovisht në zgjedhje

Voton Memli Krasniqi, kërkon nga qytetarët që të dalin masovisht në zgjedhje

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Me këtë rast, Krasniqi ka ftuar qytetarët që masivisht të dalin të votojnë sot.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të japin verdiktin e tyre.

“Në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale, bashkë me Melizën votuam në Prishtinë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” sepse besojmë që është obligim it ë gjithëve dhe pavarësisht kush e ka vazhdu garën, unë mendoj që qytetarët duhet të dalin në mënyrë masive që të japin verdiktin e tyre se kush dëshirojnë të udhëheqin në katër vitet e ardhshme. Meqenëse e kam thënë gjatë gjithë fushatës besoj fuqishëm se zgjedhjet lokale janë zgjedhje për qytetarët dhe jo për politikanët”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments