Kurti i cili votoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, tha se komuna është qeliza e republikës. Me këtë rast, ai i ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.
“Si qytetar i republikës posa e ushtrova të drejtën demokratike për të votuar, për të zgjedhur kryetarin e komunës. Komuna është e rëndësishme në njërën anë për qytetarët dhe është qeliza e republikës. I inkuraji qytetarët qe ta përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për veten e tyre, nëpërmjet udhëheqësve. Moti është i bukur dhe pjesëmarrja është e pritshme. Mekanizmat shtetëror do të kujdesen për mbarëvajtje. Më 14 nëntor mund të themi se po e përmbyllim një vit të suksesshëm të zgjedhjeve. Kosova ka dëshmuar se është shtet demokratik”.
“Fushata ka përfunduar në ora 7 të mëngjesit, dje kishim heshtje zgjedhore, sot votojnë qytetarët”.