Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot komisionin hetimor lidhur me procesin e vendimmarrjes në procesin e energjisë gjatë periudhës 2006-2022.
Miratimi i këtij komisioni është mbështetur edhe nga partitë opozitare.
E për miratimin e këtij komisioni votuan 95 deputet.
Përbërja e komisionit do të jetë kjo:
Hajdar Beqa-kryetar
Armend Muja- zv.kryesues
Haki Abazi- anëtar
Arbër Rexhaj- anëtar
Halil Thaçi- anëtar
Rashit Qalaj-anëtar
Armend Zemaj-anëtar
Rrezarta Krasniqi- anëtare
Time Kadrijaj- anëtare
Duda Balje- anëtare
dhe një anëtar nga Lista Serbe