Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaVotat me postë për Junik, Dragash e Mamushë dyshohet se janë shkruar...

Votat me postë për Junik, Dragash e Mamushë dyshohet se janë shkruar nga e njëjta dorë

Ka filluar procesi i numërimit i votave të ardhura me postë.

Votat nga diaspora për komunat e Junikut, Mamushës dhe Dragashit do të ekspozohen për media nën dyshimin se janë shkruar nga e njëjta dorë.

Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e ka mbajtur sot.

Për Dragash nga diaspora kanë ardhur 308 fletëvotime, nga Juniku 670 nga Mamusha 101. Në total janë 2379 fletëvotime të diasporës që janë aprovuar nga KQZ.

Anëtari i PDK-së në KQZ Arianit Elshani ka thënë se disa nga fletëvotimet që po ruhen në Ministrinë e Transportit janë të shkruara nga i njëjti person.

“Çështja e votave nga jashtë për tre komunat që vërtetë dallojnë në numër të aplikimeve. Kemi pa këtë diferencë në Mamushë, Junik e Dragash. Në raport me numrin e popullsisë dallojnë krahas komunave tjetra dhe janë dukshëm më të vogël në numër të popullsisë por në raport me numrin e aplikantëve nga jashtë dallojnë shumë me Prishtinën, Gjilanin e Podujevën. Sot gjatë ditës isha në Ministrinë e Transportit ku po mbahen këto zarfe dhe është e vërtetë që disa prej atyre zarfeve kanë shkrim të njejtë, vërehet që është përdor një kimik i njëjtë, një person ka shënuar të dhënat në disa zarfe. Këto kërkojnë hetim pa paragjykuar se kush çka ka mundur të bëjë”, tha ai duke theksuar se ky shqetësim duhet të adresohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments