Rrezultati në Dragash është përmbysur pasi aty janë numëruar edhe votat e diasporës.
Në raundin e balotazhit diferenca mes kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani dhe atij të LDK-së, Behxhet Xheladini, ishte veç 47 vota, shkruan lajmi.net.
Mirëpo situata ka ndryshuar pasi që nga votat e diasporës, LDK ka përmbysur këtë epërsi duke dalë e para.
Xheladini i LDK-së nga votat e diasporës ka marrë 244 sosh, krahas 54 sa ka marrë ai i PDK-së.