Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVon der Leyen me takimin me Begajn përfundon vizitën në Tiranë, të...

Von der Leyen me takimin me Begajn përfundon vizitën në Tiranë, të shtunën vjen në Prishtinë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në Tiranë do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Zyrtarja e lartë evropiane të mërkurën në Shqipëri është pritur nga kryeministri, Edi Rama.

Ajo në Tiranë tha se zgjerimi i BE-së do të vazhdojë të jetë edhe në mandatin e saj të ardhshëm si temë me prioritet.

Von der Leyen përgëzoi Ramën, për siç tha, punën e mirë që e ka bërë Shqipëria për agjendën e reformave, teksa shtoi se BE-ja duhet të nis me parafinancimin nga Plani i Rritjes, ku Shqipëria do të përfitojë 64 milionë euro deri në fund të vitit.

Me të përfunduar vizitën në Tiranë, ajo do shkojë në Shkup në kuadër të turneut katërditor nëpër gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.

Më vonë gjatë ditës, presidenti von der Leyen do të udhëtojë në Jablanicë, në Bosnje-Hercegovinë, për të vizituar zonat e prekura nga përmbytjet që goditën së fundmi vendin. Të premten në mëngjes ajo do të jetë në Sarajevë ku do të takohet me Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, si dhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto.

Më pas, Von der Leyen do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin, Millosh Vuçeviq.

Kryetarja e Komisionit Evropian të shtunën do të vijë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments