Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVon Cramon përshendet vendimin për shfuqizimin e pezullimit të licencës së Klan...

Von Cramon përshendet vendimin për shfuqizimin e pezullimit të licencës së Klan Kosovës

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka përshëndetur vendimin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve që të shfuqizojë vendimin për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.

Ajo ka thënë se duhet të ketë kujdes kur bëhet fjalë për vendimet që prekin liritë e medias.

“E mirëpres vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për anulimin e vendimit për pezullimin e licencës #KlanKosova. Vendimet që kanë ndikim në liritë e medias duhet të konsiderohen me shumë kujdes, duke marrë parasysh praktikat më të mira”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ditë më parë, ishte marrë vendim që licenca e Klan Kosovës të pezullohet me arsyetim se ka pasur gabime në regjistrim.

Por kjo është kundërshtuar ashpër nga mediat, shoqëria civile, opozita, si dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Vendimi për Klan Kosovën ishte parë si cenim i lirisë së shprehjes. /Gazeta Express

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments