Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka deklaruar se Kosova është dashur të jetë pjesë e Samitit për Demokraci dhe se mosftesa ishte gabim i administratës së presidentit Biden.
Eurodeputetja kësisoj i është përgjigjur përmes Twitter, deklaratës së analistit kosovar, Agron Maliqi, i cili vlerësoi se Kosova e meriton të jetë një nga pjesëmarrëset e këtij samiti, transmeton lajmi.net.
“Unë pajtohem që Kosova e meriton të jetë në Samitin e Demokracisë, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden, i cili, shpresojmë se ende mund të korrigjohet”, shkroi ai.
Ndërsa pas kësaj, von Cramon tha se pajtohet që Kosova e meriton të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë.
“Por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden që shpresojmë se ende mund të rregullohet”, përfundoi ajo.
Ndryshe shteti i Kosovës është ndër vendet e pakta që nuk u ftua në kuadër të Samitit të Demokracisë.
Pas kësaj reagime të shumta pati nga opozita dhe shoqëria civile, por jo edhe nga përfaqësuesit e institucioneve kryesore në vend.