Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVodhi një shishe raki në Viti, lëshohet urdhër për ta sjellë me...

Vodhi një shishe raki në Viti, lëshohet urdhër për ta sjellë me detyrim qytetarin në gjykatë

I akuzuari, H.A ka munguar pa arsye në seancën e paraparë për të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan dega në Viti, andaj ndaj tij do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.

Ai ngarkohet se vodhi një shihe raki, në vlerë prej 21 euro në një market në Viti.

Gjykatësja Blerina Jakupi Ramadani, për të akuzuarin ka thënë se ekzistojnë provat se është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance, gjykatësja Jakupi Ramadani të njëjtën e ka shtyrë për 30 shtator të këtij viti.

Për sigurimin e të pandehurit, gjykatësja Ramadani ka thënë se do të lëshohet urdhërresë për sjellje me detyrim.

Ndryshe, i pranishëm në sallë të gjykimit në seancën e sotme ishte Prokurori Shefik Memeti, raporton Betimi për Drejtësi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në maj  të 2021-ës ngriti aktakuzë kundër H.A i cili ngarkohet se në shkurt të vitit 2021, në një market në Viti, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo tjetrin, ka kryer vjedhje në dëm të dëmtuarit pronarit.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti hyn në market dhe nga raftet ku ishin të ekspozuara pijet alkoolike, merr një shishe raki dhe të njëjtën e fshehë nën xhaketë të cilën e kishte të veshur, ndërsa me rastin e pagesës te kasa, i pandehuri bën pagesën vetëm për një pije tjetër të thjeshtë dhe me mallin e vjedhur del nga Qendra Tregtare, pa u hetuar, në këtë mënyrë i pandehuri me veprimet e veta të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë rreth 21 euro.

Me këtë ka kryer veprën penale “Vjedhja” neni 313, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments