Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pazare politike dhe tregti me deputetë brenda Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk e ka prioritet parësor pandeminë.
Dumoshi në një postim në “Facebook”, përmendi edhe emërimin e familjarëve të disa zyrtarëve të VV-së, si këshilltar në disa ministri.
“1. Pandemia nuk ishte prioritet paresore per kete qeveri. 2. Pazaret politike dhe tregetia me deputet e futen nje fryme te pazareve anadollake brenda kuvendit. 3. Mixhallaret e jakobineve te rinj paskan qene gjithnje profesional dhe te zot. Vetem paskan pritur perfundimin e mesjetes dhe fillimin e renesances per te dalur ne sipërfaqe”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Sipas Dumoshit, Qeveria “Kurti II”, do të demaskohet pa i arritur 100 ditë qeverisje.
Postimi i plotë:
Nje konstatim ne vend te kritikes.
Alternativa populiste sapo ka filluar qeverisjen dhe na duhet t’ju leme pak kohe qe ta shohim pazotesine e tyre ne teresi. Mirepo, trendi sapo ka filluar:
1. Pandemia nuk ishte prioritet paresore per kete qeveri.
2. Pazaret politike dhe tregetia me deputet e futen nje fryme te pazareve anadollake brenda kuvendit.
3. Mixhallaret e jakobineve te rinj paskan qene gjithnje profesional dhe te zot. Vetem paskan pritur perfundimin e mesjetes dhe fillimin e renesances per te dalur ne siperfaqe.
Standardet e dyfishta dhe konfuzioni qe ju ka kapluar ende pa i arritur 100 dite qeverisje druaj se do t’ju demaskoje shume para kohes.