Ish-ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë trashëgimi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
Çitaku deklaroi kështu nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’. Ish-përfaqësuesja e Kosovës në SHBA iu është bashkëngjitur reagimeve kundër presidentes Vjosa Osmani, e cila po akuzohet se nuk e përmendi UÇK’në në një postim dedikuar përvjetorit të Koshares.
“Po të mos kishte UÇK nuk do të kishte as FSK”, thuhet në postim.
Lidhur me çështjen e mos-përmendjes së UÇK’së, Osmani vërejtjeka marrë edhe përbrenda partisë me të cilën është në koalicion qeverisës. Ish-kandidatja për deputete, Mimoza Shala, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që ta përmend UÇK’në në postimin në ‘Facebook’ për përvjetorin e Brigadës 138 Agim Ramadani.
“Presidentja mban statusin më të lartë të vendit, komamdate supreme e ushtrisë, është mirë që ta përmirësoj statusin në fb që mos të bie poshtë!”, tha Shala në ‘Facebook’.