Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVllasi: Rugova nuk ka qenë njeri i pushkës, ka qenë njeri paqësor

Vllasi: Rugova nuk ka qenë njeri i pushkës, ka qenë njeri paqësor

Ish-politikani Azem Vllasi ka komentuar figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova përgjatë periudhës së luftës në Kosovë, të cilin e ka përshkruar si figurë paqësore.

Vllasi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë për Rugovën se ka qenë symbol i unitetit të shqiptarëve, deri në daljen e UÇK’së në skenë.

“Rugova ka qenë një njeri paqësor për qat politikë që e ka ba. Ai s’ka qenë njeri i pushkës, me thane të veshi uniformën e të dalë. Ai në kohën e vet, në mbajtjen e unitetit të shqiptarëve, në një rezistencë kundër Serbisë, e ka simbolizu qatëherë në fillim”, ka deklaruar ai.

Ai ka folur edhe për UÇK’në, për të cilën ka thënë se përpjekja e tyre ka tërhequr vëmendjen e fuqive ndërkombëtare për ndërhyrjen humanitare në Kosovë.

“Krahu i armatosur me tërhjekë vëmendjen e botës, që a pe shihni se Serbisë nuk po ja nin për politikën tonë paqësore. Tash nuk durojmë, ne i marrim edhe armtë. Lufta çlirimtare e Kosovës, ishte faktikisht luftë mbrojtëse dhe luftë çlirimtare. Kur u rrit konflikti, Serbia u përgjigj me dhunë edhe më të madhe erdh edhe tek intervenimi i NATO’s”, tha Vllasi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments