Mënyra se si u organizua “Darka e Lamës”, mori kritika të shumta.
E para e shtetit, Vjosa Osmani tha se në sallën ku u organizua kjo darkë nuk ka qenë në kundërshtim me rregullat anti-covid.
“Ne e kemi shfrytëzuar vetëm 1/5 e sallës”, tha ajo.
Osmani tha se është interes nacional që të promovohen prodhimet vendore, që siç tha janë të cilësisë së lartë.
“Kur ambasadori japonez e promovon në OKB verën e Kosovës qenka lajm i mirë. E kur presidentja e promovon prodhimin vendor, nuk po bëjka”, tha ajo.
E pyetur për mënyrën e organizimit, ajo tha se nuk merret me çështjen e pamjeve.
Ajo tha se e ka ftuar edhe opozitën.
‘’Po gjitha hotelet janë luksoze. Unë personalisht nuk jam marr me dekor, por kam pasë qëllim që miqtë tanë ndërkombëtarë të bëhen bashkë me prodhuesit vendor. Kanë qenë të ftuar liderët partiakë, por nuk i kam parë në sallë. Shumica e të ftuarve ishin prezent’’, shtoi ajo