Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar për kapjen e 400 kilogramëve kokainë në Lipjan.
Në lidhje me këtë, ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Faleminderit, Itali, SHBA dhe Shqipëri”, ka shkruar ajo.
“Ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar nga agjencitë ligjore të sigurisë dhe një arsye më shumë për të mbështetur anëtarësimin e merituar të Kosovës në INTERPOL. Faleminderit, Itali, SHBA dhe Shqipëri”, tha ajo.