Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeVjosa Osmani merr ftesë për Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia...

Vjosa Osmani merr ftesë për Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka   pranuar ftesë për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo ka falënderuar Presidentin Biden për ftesën e dërguar ndërsa ka thënë se Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci.

Njoftimi i Presidentës Osmani:

Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt ndërtimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet.

Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Ëashington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden.

Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë ndërkombëtar – ku rol prijatarë kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jam e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat dhe sfidat që i kemi, si dhe do të angazhohemi bashkërisht që gjatë 12- muajve të ardhshëm ta zbatojmë një plan ambicioz për fuqizimin e mëtejmë të demokracisë sonë të re në mënyrë që qytetarët tanë t`i ndjejnë përfitimet e një udhëheqjeje demokratike të bazuar në sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe gjithëpërfshirje shoqërore.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments