Kryetari i Preshevës njëherit bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, Shqiprim Arifi është deklaruar pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.Sikurse dje, theksoi që numri i votueseve ka qenë shumë i ultë teksa shtoi se kjo ka ndodhur për shkak se Kurti është përfshirë në atë anë dhe i ka përçarë shqiptarët e Luginës.
Derisa komentoi edhe rezultatin e shënuar nga Shaip Kamberi, Arifi tha se kjo ndodhi për shkak të përfshirjes së Kurtit.
“...Kjo e ka shtyrë edhe rezultatin e “listës së Kurtit” dhe ka mundësuar që të ketë një mini – ngritje të Listës së Kamberit krahas me vitin e kaluar”, ka shkruar ai në Facebook.