Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një rezultat jashtëzakonisht të dobët në zgjedhjet lokale të këtij muaji, duke fituar vetëm katër komuna.
Ende pa u certifikuar rezultatet e balotazhit, ka ardhur dorëheqja e parë nga strukturat e Vetëvendosjes.
Bëhet fjalë për kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti, i cili njoftoi për largimin nga kjo pozitë në llogarinë e tij personale në Facebook.
Ajeti shkroi se kjo tërheqje po bëhet që të lë këtë pozitë në duar të brezit të ri, dhe se përkushtimi i tij ndaj LVV-së do të jetë i përjetshëm.
Shkrimi i plotë:
Pas një rrugëtimi të gjatë si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e një pas njëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të Qendrës për t’a lënë në duar të brezit të ri. Perkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të perjetshëm. Ju falenderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve.