Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të komunës dhe Kuvend Komunal.
Vitia ka votuar rreth orës 9 në shkollën “Ali Sokoli” në kryeqytet. Para mediave, Vitia u deklarua në stilin e kryeministrit Kurti duke folur për motin.
Ndryshe, Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë për të kandiduar për të parin e kryeqytetit.