Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se pas rezultateve të marra, tashmë lista e kësaj partie ka dalë si më e votuara në kryeqytet.
Ai tha se gjithsej 18 kandidatë të VV-së në Prishtinë kanë arritur që ta fitojnë një vend në Asamble Komunale, duke u bërë kështu si subjekti më i madh në Kuvendin Komunal në Prishtinë.
“Në një takim të përzemërt falënderova secilin për vetëdijen dhe standardin e lartë të vendosur në këtë garë dhe përkushtimin e tyre për shpalosjen e programit tonë në terren”, ka shkruar Vitia në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se Prishtina do të jetë në balotazh mes Arben Vitisë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.