Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVitia e pranon gabimin e hapjes totale: Llogaritëm se shqiptarët jashtë vendit...

Vitia e pranon gabimin e hapjes totale: Llogaritëm se shqiptarët jashtë vendit janë vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se shpreson që do të marr mbështetjen e futbollistëve shqiptar në Zvicër sa i përket luftimit të pandemisë COVID-19.

 

Vitia në një intervistë të dhënë për ‘SonntagZeitung’ tha se beson që yjet shqiptare të futbollit mund të bindin qytetarët në Kosovës që të vaksinohen.

“Do të isha i lumtur që lojtarët të përfshihen në një fushatë vaksinimi”, tha Vitia.

Tutje ai shtoi se ekspertët kanë llogaritur se shumë shqiptarë të cilët janë jashtë vendit tashmë janë vaksinuar.

“Fatkeqësisht, doli të jetë e gabuar. Hapja u vendosur gjithashtu për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Masat shtrënguese janë gjithashtu të nevojshme për ata që nuk janë vaksinuar”, tha tutje ministri Vitia.

Vitia shtoi poashtu se në fund të fundit, mënyra e vetme për të luftuar pandeminë është përmes vaksinimit.

Duhet përkujtuar që gjatë dy konferencave të fundit për media, ministri Vitia u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse sipas tij masat antiCOVID janë të efektshme vetëm për momentin por që nuk janë afatgjate.

https://epaper.sonntagszeitung.ch/#article/10000/SonntagsZeitung/2021-09-05/1/124899139

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments