Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaVitia dhe Rama takohen më 14 nëntor, në balotazh për Prishtinën

Vitia dhe Rama takohen më 14 nëntor, në balotazh për Prishtinën

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

Madje as në Komunën e Prishtinës me Arben Vitinë, ku shpresat ishin mjaft të mëdha.

Arben Vitia i VV-së me Përparim Ramën e LDK-së do të takohen sërish, për balotazh.

Në 94,96% të votave të numëruara, Vitia ka arritur të grumbullojë vetëm 42,38%, pasuar nga Rama me 29,33%.

Dyshja do të takohen më 14 nëntor, në rundin e dytë të zgjedhjeve.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele, katër javë pas raundit të parë. Në raundin e dytë, kandidati i cili fiton shumicën e votave, zgjidhët Kryetar i Komunës”, ka konfirmuar ditë më parë për Indeksonline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments