Avokati Flamur Abdullahu ka bërë të ditur se kompanisë Visametric L.L.C. i është ndaluar të marrë para nga aplikuesit për shërbimin postar për kthim të pasaportës, kur aplikojnë për viza.
Abdullahu thotë se madje ka ushtruar padi kolektive në emër të interesit publik, për këtë çështje.
“Detyrimi i aplikantëve për të paguar postën është vetëm një zhvatje më shumë që i bëhet qytetarëve të Kosovës në aplikime për viza që nga pas lufta. Vlera prej 30 euro për person përbën disa miliona përfitim për kompaninë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit” ka thënë Abdullahu.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Per kete 9 Maj – Dita Evropes po ju njoftoj qe Gjykata Komerciale, ne te dyja shkallet, ka dhene vendim qe i ndalon kompanise Visametric L.L.C. qe te detyroje aplikantet te paguajne sherbimin postar per kthim te pasaportes kur aplikojne per viza ne Ambasaden Gjermane.
Detyrimi i aplikanteve per te paguar posten eshte vetem nje zhvatje me shume qe i behet qytetareve te Kosoves ne aplikime per viza qe nga pas lufta. Vlera prej 30 euro per person perben disa miliona perfitim per kompanine ne kundershtim me Ligjin per Mbrojtjen e Konsumatorit.
Gjithashtu, une kam ushtruar Padi Kolektive ne emer te interesit publik ndaj Visametric L.L.C. per kete çeshtje.
Profesioni i Avokatit na jep detyrimin te reagojme me hapa ligjore kudo qe shohim padrejtesi.