Tuesday, January 21, 2025
HomeLajmeKosovaVirusi që po përhapet tek fëmijët në Kosovë, kërkohet kujdes nga prindërit

Virusi që po përhapet tek fëmijët në Kosovë, kërkohet kujdes nga prindërit

Vetëm gjatë nëntorit 15 raste janë paraqitur në Klinikën e Pediatrisë në QKUK për kontroll nga infektimi me virusin Coxsackie.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci thotë se simptomat e këtij virusi si pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, kanë shkaktuar panik tek prindërit, por që situata është stabile.

Grajçevci tregon se ky virus prek moshat nga një deri pesë vjeç, kryesisht periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

Por, si masë parandaluese, ajo thotë se prindërit duhet të tregojnë kujdes të shtuar të higjienës së fëmijëve.

Pjesa dërrmuese e fëmijëve e kalojnë lehtë brenda 8 deri 10 ditë, ndërsa në raste të rralla kalohet në infeksion sekondar për çka përdoren antibiotik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments