Në Durrës numri i kutive të pahapura vijon të mbetet më i lartë në krahasim me numrin e kutive të numëruara.
Deri më tani janë numëruar 89 kuti nga 342 gjithsej dhe kandidatja e Partisë Socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.90% të votave përkundrejt 44.10% të votave të rivalit të saj Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’.
Deri më tani diferenca mes dy kandidatëve është me 2690 vota.