Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaVijnë pakënaqësitë e para, kandidati i VV-së për deputet largohet nga partia:...

Vijnë pakënaqësitë e para, kandidati i VV-së për deputet largohet nga partia: Rahatoni ju familjarët e juaj në qeveri

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Liri Loshi, ka dhënë doërheqje nga subjekti politik për të cilin garonte në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

 

Loshi, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se shkak i dorëheqjes së tij nga strukturat paritake është punësimet familjare nëpër institucione.

“Rahatoni ju familjarët e juaj qaty në qeveri e ne po i mbajmë sytë mbyllur. Kur të kryhet loja, tregoni! Mirë e keni nisë boll”, thuhet në postimin e tij.

“Dy gjera që jemi zotu me i luftu kanë qenë korrupsioni dhe nepotizmi. Ju e keni nisë prej kësaj të dytës, veçse jo me e luftu, por me e trashë. Babai im thoshte: puna mbarë pa mua!”, deklaroi ai.

Reagimi i tij vjen pas raportimeve në medie se xhaxhai i Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca, është punësuar si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments