Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku makina e tipit “Audi” që i përket kryetarit të PD-së nga radhët e Rithemelimit, Benard Ndreça, ka shpërthyer rreth orës 07:10 këtë mëngjes.
Dyshohet se makinës i kanë vendosur tritol dhe nga veprimet e para, rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreça ka hipur në automjet.
Kryetari i PD-së Benard Ndreça, nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.