Një automjet tip “Range Rover”, është vjedhur nga parkingu i aeroportit të Rinasit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, pas kallëzimit të bërë për vjedhjen e automjetit të tij “Range Rover” nga parkingu i aeroportit “Nënë Tereza”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, na bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjes së këtij automjeti.
Nga veprimet hetimore është bërë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes së automjetit tip “Range Rover”, Ernis Morinaj, 36 vjeç dhe Bledi Haka, 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Të dy në orët e para të datës 07.06.2023, kanë vjedhur automjetin tip “Range Rover”, që ishte parkuar në parkingun e aeroportit, dhe më pas kanë përdorur pajisje të ndryshme për bllokimin e GPS-së së automjetit.
Si rezultat i kontrolleve është bërë e mundur edhe gjetja në garazhin e një pallati, në Astir, e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisjet e përdorura për bllokimin e GPS-së së automjetit dhe sende të tjera të përdorura për hapjen e automjetit.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeve.