Mëngjesin e së hënës në Skënderaj është raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në shkollën fillore të një fshati të kësaj komune dhe me forcë kanë hapur depon e shkollës, duke vjedhur 18 radiatorë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përiktazi me rastin.
Me urdhër te prokurorit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë”.