Ditën e sotme në Gjykatën e Fierit do të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin.
Ndërkohë familjarët e Mateo Vasiut kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e gjykatës.
Ndërkohë ata kërkojnë të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, të përballen me vrasësin e vogëlushit. Kjo ka sjellë përplasje me forcat e policisë, të cilët nuk i lejojnë të futen.
Situata është dramatike, nëna e 8-vjeçarit vajton në ambientet e gjykatës humbjen e të birit, ndërsa kërkon dënim maksimal për autorin.
“Jam nëna e djalit që më vranë. Kërkoj varje në mes të qytetit,” thotë nëna e vogëlushit 8-vjeçar, që iu mor jeta padrejtësisht nga fqinji.
Të afërm të tjerë kërkojnë drejtësi për Mateon e vogël. “Ne kërkojmë vetëm drejtësi. Sot ishte fëmija jonë nesër mund të jetë i juaji. Fëmijët janë e ardhmja, nuk mund të vriten. Përse kërcënohemi të mos i hedhim gjërat rrjeteve. Ku është drejtësia,” thonë të afërmit.
Masa e sigurisë për Çalamanin do të jepet në orën 10:30. Klodian Çalamanin, rrëmbeu, vrau e më pas e groposi në oborrin e banesës së tij, 8 vjeçarin në fshatin Greçalli të Fierit.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik.