Mediat kanë publikuar pamjet pak para vrasjes së Mateos 8-vjeçar që u masakrua barbarisht nga fqinji i tij Klodian Çalamëni.
Ishin pikërisht këto pamje të fiksuar nga një kamera sigurie që zbuluan krimin.
Aty duket i vogli me një xhup të kuq që po bënte xhiro me biçikletën që i kishte dhënë autori.
38-vjeçari i kishte kërkuar që t’i blinte diçka dhe i kishte dhënë biçikletën. Nuk dihet se çfarë ndodhi kur i vogli u kthye.
Ai u gjet i mbuluar me baltë në një cep të oborrit pasi ishte goditur me kazmë në kokë.
Sipas dëshmisë së nënës së viktimës, vogëlushi kishte dalë nga shtëpia në orën 08:00, e nuk ishte kthyer më në banesë. Rreth orës 14.30 nëna e tij ka lajmëruar policinë dhe uniformat blu kanë nisur kërkimet.
Autoritetet e arrestuar Çalamanin në gjendje të dehur dhe më pas ai e ka pranuar krimin.
Mbi 38-vjeçarin rëndon vepra penale “Vrasja në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”.