Friday, November 22, 2024
HomeLajmeVIDEO/ Kryeministri Rama mbërrin në Beograd! Pritet nga Brnabiç

VIDEO/ Kryeministri Rama mbërrin në Beograd! Pritet nga Brnabiç

Kreu i qeverisë Edi Rama sapo ka mbërritur në Beograd në kuadër të “Open Balkan”.

Ai është pritur nga kryeministrja e vendit Ana Brnabiç.

Kujtojmë që Rama, ditën e sotme ndodhet në Beograd për të marrë pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur.

Në panair do të jenë të pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Panairi që do të mbahet nga data 1 deri në 4 shtator ka në fokus promovimin e turizmit të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.  Ky panair, i pari i këtij lloji në Ballkan, do të bëjë bashkë 333 ekspozues verërash nga rajoni dhe bota, dhe pritet të ketë rreth 30 milionë vizitorë.

Më 2 shtator sipas medieve maqedonave është planifikuar pjesa politike e Iniciativës nga Ballkani i Hapur. Ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur dhe pas tij në orën 13;05 do të ketë një konferencë për shtyp të liderëve.

Mësohet se krahas liderëve të vendeve që e kanë krijuar këtë nismë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin në Beograd do të marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministri e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Vijon…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments