Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeVideo kërcënuese e Radojçiq nga Veriu – urdhërarresti ndaj tij për rastin...

Video kërcënuese e Radojçiq nga Veriu – urdhërarresti ndaj tij për rastin “Brezovica” është në fuqi

Urdhërarresti është ende aktiv ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, lidhur me rastin “Brezovica”, pasi dyshohet për “frikësim të dëshmitarëve gjatë procedurës penale”.

Se urdhërarresti është ende aktiv ndaj Radojçiqit, për Expressin e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku.

“Ende është aktiv urdhërarresti ndaj Milan Radojçiqit për rastin ‘Brezovica’”, tha Maloku për Express.

Dje Radojqiq, publikoi një video, ku tha se është kthyer në Kosovë, madje tha se nuk do të zmbrapset.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, tha Radojçiq dje nga Leposaviqi.

Express ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar, SHBA vendosi sanksione ndaj anëtarëve të bandës së krimit të organizuar, me bazë në veri të Kosovës, përfshirë edhe Milan Radojçiq, duke i futur të gjithë në listë të zezë.

Ndaj Radojçiqit ka pasur edhe një fletëarrest nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, por ishte tërhequr në mars të vitit 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments