31 tetori ndryshe njihet si festa e “Halloweenit” apo “Nata e Shtrigave”. Kjo festë në vendin tonë shoqërohet me gjuajte vezësh në drejtim të veturave, njerëzve e lokaleve.
Edhe në Komunën e Podujevës pati festë, por që sjellja e fëmijëve doli nga kontrolli. Ata gjuajtën me vezë policët.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se dy fëmijë janë shoqëruar në Polici, kurse disa të tjerë kanë ikur.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: