SPAK regjistron procedim penal kryesisht ndaj kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici pas videos së publikuar në platformat e komunikimit.
Veprimi i SPAK erdhi fill pas publikimit të pamjeve, ku Safet Gjici shfaqet teksa kryen skena seksuale në ambientet e zyrës së tij në bashkinë e Kukësit.
Videoja mban datën 6 qershor 2023, teksa Gjici u rikonfirmua në krye të Bashkisë së Kukësit në zgjedhjet vendore të 14 majit.