Gazetari i ABC, Taulant Kopliku ka sjellë një tjetër video ku tregon se çfarë po ndodh në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev.
Siç shihet dhe dëgjohet në video ka luftime në afërsi të Kievit, ku pala ruse ka nisur bombardimet.
Ndërkohë që gazetari raporton për shpërthime të fuqishme flet për njerëz që vrapojnë në rrugët e Kievit për t’i shpëtuar bombardimeve.
‘Sapo kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme njëri-pas tjetrit. Ka luftë në afërsi të Kievit, ka luftë në afërsi të qytetit dhe njerëz që vrapojnë’, dëgjohet tek flet Taulant Kopliku ndërsa komenton videon.