Një këmbësore është shkelur nga një veturë sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar policia me anë të një njoftimi për media.
“Rreth orës 13:00, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njofton policia.