Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës rreth orës 3:00 të mëngjesit të së hënës.
Në vendin e ngjarjes ka shumë ekipe të policisë, ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.
“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thonë nga policia.
Policia thotë më tej se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet aksidenti.
Dëshmitari ka thënë për Dukagjinin se është familjar i të aksidentuarve, në veturë ishte nipi i tij me nuse.