Policia në Pejë ka njoftuar se vetura a goditur për vdekje një këmbësor në rrugën Bill Clinton.
Aksidenti ka ndodhur sot në orën 00:47.
Vetura ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Me datë 26. 11. 2023 rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestarë.”
Trupi i pajetë i 41 vjecarit është dërguar për obduksion në IML, ndërsa policia po punon në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit.
Trupi i viktimës SH. G. mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit.